Ankandi në Los Angeles, në shitje, copëza nga Hollywood

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 12:58 | Showbiz
Ankandi në Los Angeles, në shitje, copëza nga Hollywood

E kush nuk e do një copëz nga historia e Hollywood. Një ankand i ri në Los Angeles ua jep të gjithëve këtë mundësi, duke nxjerrë në shitje disa objekte të filmave kult, si “Stars Wars” apo “Harry Potter”.

Nën çekiçin e ankandit do të shkojë një maskë e rrallë dhe helmetë e Darth Waider, bashkë me një palë prej syzeve karakteristike të mbajtura nga Daniel Radclif në “Harry Potter”.  

Me një çmim nga 250 deri në 450 mijë dollarë, maska dhe helmeta mund të bëhet objekti i “Star Wars”, i shitur më shtrenjtë në histori.

Në ankandin, “Profile në histori” do të dalin gjithashtu kostume të veshura nga Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio në filmin Titanic, bashkë me një kostum të Dorothy, tek Magjistari i Ozit, i veshur nga Juddy Garland në 1939-n. Ai pritet të shitet nga 350 deri në 500 mijë dollarë.

Do të përfshihen gjithashtu objekte nga filmat Alien, King Kong, Star Trek, James Bond, etj. Një total prej 10 milionë dollarësh pritet të grumbullohen nga shitja e rreth 940 relikeve të Hollywood.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos