Të gjithë po presin me padurim për të parë filmin e 25-të të agjentit sekret më të famshëm në botë, 007, që do të jetë edhe i fundit për aktorin britanik Daniel Craig. i quajtur “No Time to Die”, filmi është ende duke u xhiruar, me skenat e fundit të filmuara në Itali, në qytezën Matera, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Këtë herë, vendasit dhe turistët janë mahnitur nga skenat aksion të realizuara nga dublanti i Daniel Craig, që nga ndjekjet me shpejtësi të lartë me makina e motorë, te hedhje nga ura. Vetë Craig nuk ishte i pranishëm në këto xhirime, pasi ndodhej ne Festivalin e Filmit në Toronto.
“No Time To Die” do të jetë filmi i fundit në të cilin ai është agjenti sekret, i realizuar 14 vite pas të parit, “Casino Royale”. (A2 Televizion)