Ankth për mbretin e “makaronave”

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 20:47 | Aktualitet

Momente terrori në një vilë italiane, ku jetojnë disa nga sipërmarrësit me të njohur italianë.  Tre grabitës, me shumë gjasa të huaj, kanë grabitur vilën në Montesilvanos në Abruco, të biznesmenit Saturnino De Cecco, duke mbyllur bashkëshorten dhe gruan në një dhomë, ndërkohë që detyronin zotin e shtëpisë të hapë kasafortën dhe të dorëzojë para të shumta si dhe xhevahiret e familjes.

Viktima e grabitjes njihet si “mbreti i Makaronave”, pinjoll i familjes De Cecco që sipas statistikave ka pronësinë e ndërmarrjes së tretë në botë i këtij produkti kaq të njohur, me një xhiro që kalon 500 milionë eurot në vit.

Deri pak kohë më parë, Saturnino ishte edhe drejtuesi i kolosit ushqimor italian, ndërkohë që së fundmi i është dedikuar një kompanie helikopterësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos