''Anti-shpifja'', dita e fundit e paketës në komisionet e Kuvendit

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 20:22 | Politikë
''Anti-shpifja'', dita e fundit e paketës në

Në komisionet parlamentare është parashikuar miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.

Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, sipas tyre nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

https://a2news.com/2019/12/10/paketa-anti-shpifje-gazetaret-kerkojne-rrezimin-rrezik-per-censure/

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë, pedagogë të gazetarisë dhe juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë.

Dy ditët e fundit ata kanë firmosur dhe një peticion online. Në komisionet parlamentare janë dhe dy dekretet e presidentit për rishikimin e projekt-ligjit për Rininë dhe të Korporatës së Investimeve.

https://a2news.com/2019/12/09/osbe-leter-qeverise-rishikoni-paketen-antishpifje-kufizoni-rolin-e-ama/

Po ashtu në rend dite është edhe seanca dëgjimore me Arben Malajn, pasi qeveria ka kërkuar pezullimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos