Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të përqendrohen te procesi zgjedhor, te numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos merren me analizën e zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit tha se në këto momente është i rëndësishëm administrimi i procesit zgjedhor me transparencë. (A2 Televizion)
Apeli i presidentit Meta: Të rinumërohet çdo votë, ankimimi dhe kontestimi nuk ka filluar
