
Në ditën ndërkombëtare të tokës, Presidenti Ilir Meta apeloi për dhënien fund ndërtimeve pa kriter dhe dëmtimit të kurorës së gjelbër.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit kërkon nga shoqëria shqiptare që të punojë dhe kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme për brezat. "Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacenueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”, shkruan Presidenti Meta. (A2 Televizion)