Aplikacioni që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 14:28 | Ballkani

Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Caroline Crouch, gruas britanike të vrarë në Greqi, u tha policëve se kishte ndërmend edhe ta fshihte trupin e saj pas vrasjes, por nuk ia kishte dalë dot. “Qaja sapo e shihja trupin e saj”, citohet të ketë thënë piloti i helikopterëve para policisë.

Më pas ai thuri planin e dytë, që të fajësonte të tjerë për vrasjen e partneres së tij, e cila më vonë u zbulua se donte të ndahej prej tij. Për javë me radhë efektivët e policisë kërkuan për një bandë imagjinare me shqiptarë që kishin hyrë, sipas Anagnostopoulos, në banesën e tyre në Greqi, për t’i grabitur.

https://a2news.com/2021/06/18/perqafimi-i-nje-vrasesi-gjakftohte/

Por pasi ekzaminoi telefonat e të dyve, policia arriti në përfundimin se 33-vjeçari po i gënjente. Një aplikacion për matjen e hapave, i instaluar në celularin e tij, tregonte që në minutat kur Babis pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe i ishin mbyllur edhe sytë, në fakt ishte duke lëvizur lartë e poshtë nëpër apartament. Gjithashtu, ora biometrike që Caroline mbante tregonte se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri disa orë përpara periudhës kur bashkëshorti i saj pretendonte se kishte ndodhur grabitja. Për më tepër, ai ishte përpjekur edhe të fshinte një pjesë të pamjeve të kapura nga kamera e sigurisë e instaluar në banesë.

Nga hetimet e mjekëve rezultoi se britanikja kishte luftuar për jetën e saj para se të mbytej me jastëk nga bashkëshorti. Policia greke e përshkruan Anagnostopoulos si “aktor me klas”, pasi arriti t’i mashtronte për 38 ditë, para se të thyhej pas marrjes në pyetje për 8 orë rresht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/18/vrasja-e-20-vjecares-nga-bashkeshorti-komuniteti-i-emigranteve-i-kerkon-mediave-greke-te-kerkoje-falje-per-shpifjet-ndaj-shqiptareve/
https://a2news.com/2021/06/17/zbardhet-vrasja-makabre-e-caroline-crouch-ne-greqi-policia-vrasesi-eshte-burri-i-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos