
Një nga kushtet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që sipas të gjithë raporteve është ende problematik në rajon.
Sipas gazetarit Xhelal Neziri, i ftuar në Absolut 4, “prania e krimit të organizuar në Ballkan është e dukshme, edhe në krahasim me vendet që së fundmi janë bërë pjesë e BE, si Rumania dhe Kroacia. Ilaçi më i mirë do të ishte fillimi i negociatave sepse BE mund të përfshihet drejtpërdrejt në reformimin e institucioneve dhe në reziliencën e tyre ndaj fenomeneve korruptive”.
Neziri theksoi se në mekanizmat e anëtarësimit , “kemi cluster-in e parë që hapet me çdo vend aspirues, që përfshin shtetin e së drejtës, luftën ndaj krimit të organizuar dhe reformën e drejtësisë, i cili hapet në fillim të negociatave dhe mbyllet në fund, dhe ky skaner mund të bëj që vendet tona të jenë më efikase ndaj këtyre fenomeneve”. (A2 Televizion)