Apple përditëson sistemin operativ, të rejat që vijnë për përdoruesit e iPhone

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 10:49 | Lifestyle
Apple përditëson sistemin operativ, të rejat që vijnë

Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, është i disponueshëm nga sot për modelet iPhone, duke nisur që nga iPhone 8 e deri te modelet më të reja.

Sistemi operativ vjen me risi, që përfshijnë 21 “emoji” të reja në tastierë.

Por, më e rëndësishmja është përmirësimi i izolimit të zërit, që bllokon zhurmat në sfond kur je duke folur në celular.

Disa ditë më parë u njoftua se Apple po punon për një celular të palosshëm iPhone, edhe pse gjithmonë ka mohuar se ka ndërmend ta lançojë në periudhën afatshkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos