Apple, thirrje përdoruesve që të përditësojnë sistemin e operimit

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 12:49 | Teknologji
Apple, thirrje përdoruesve që të përditësojnë

Nëse jeni përdorues të një iPhone, do të bënit mirë ta përditësoni tani. Apple ka lëshuar një përditësim të softuerit për iPhone 8 dhe gjeneratat pasuese. Bëhet fjalë për iOS 16.5.

Përditësimi, sipas ekspertëve ka disa rregullime të rëndësishme, si dhe një gamë tiparesh të reja.

Këtu përfshihet një “wallpaper” i ri Pride Celebration për Lock Screen-in dhe një kategori të re të dedikuar sporteve në Apple News.

Përditësimi u lëshua nga Apple javën që lamë pas.

Përditësimi i softuerit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produkteve tuaja Apple,” rekomandon gjiganti i teknologjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos