Aprovimi i buxhetit, Hoti është në kontakt me grupet parlamentare

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 15:32 | Kosova
Aprovimi i buxhetit, Hoti është në kontakt me grupet parlamentare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kontaktuar grupet parlamentare për të diskutuar rreth aprovimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Shefi i qeverisë nënvizoi se po pret përgjigjen e tyre, teksa shtoi se pret bashkëpunim që kjo çështje të gjejë zgjidhje para janarit.

“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare, po pres sot përgjigje, nëse ka gatishmëri për këtë çështje, dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje. Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare, sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shteti. Presim nga të gjitha grupet parlamentare, pa asnjë përjashtim.

Tani, jemi në një situatë specifike, në prag të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar, pa buxhet të miratuar. Një draf-buxhet i përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft-buxhet dhe ta miratojnë”, u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos