
Bashkia e Parisit është gjobitur ditët e fundit nga autoritetet pasi ka punësuar më shumë gra se burra në pozicionet kyçe të saj.
Kryebashkiakja socialiste, Anne Hidalgo, reagoi menjëherë duke qeshur për gjobën prej 100 mijë eurosh, që ajo e quajti absurde, duke i thënë këshillit se ishte shumë e gëzuar që administrata e saj ishte përgjegjëse për këtë lloj shkelje.
Ministria e Shërbimeve Publike në Francë zbuloi se bashkia e Parisit kishte thyer rregullat kombëtare për barazinë gjinore duke punësuar 11 gra në pozicionet drejtuese, krahasuar me vetëm 5 burra.
“Jam e gëzuar t’ju njoftoj që jemi gjobitur. Papritmas menaxhimi i bashkisë është bërë shumë feminists”, tha Hidalgo duke qeshur. (A2 Televizion)