“Arena Kombëtare” ndez dritat

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 21:01 | Futboll

Kur jemi më pak se 2 muaj larg nga ndeshja me Andorrën, stadiumi kombëtar ka testuar sistemin e ndriçimit.

Mbrëmjen e së premtes, janë ndezur për herë të parë projektorët e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet. Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj, ai që ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”.

Pak ditë më parë, Dervishaj u shpreh për A2 se në muajin nëntor stadiumi do të jetë gati për ndeshjet ndaj Andorrës më 14 nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos