
Skocezët e Rangers kanë nisur një hetim për Eros Grezdën pas fitores së skuadrës së dytë të klubit ndaj Ballymena me rezultatin 1-0.
Irlandezo-veriorët e Ballymena pretendojnë se 24-vjeçari shqiptar ka pështyrë një nga lojtarët e tyre në pjesën e dytë.
Duket se telashet për Grezdën nuk kanë të përfunduar në Skoci, pasi sulmuesi nuk luan për ekipin e parë të Rangers që nga muaji prill dhe është larguar nga ekipi i parë nga trajneri Steven Gerrard. (A2 Televizion)