
Vetëm java e pestë, por në “Elbasan Arena” luhet një ndeshje që do të thotë shumë për rrugëtimin drejt titulli.
Tirana, pretendente këtë sezon, përballet me Kukësin, një nga favoritët kryesor për titull. Mema kërkon fitoren për kreun, por edhe për t’u shkëputur nga një rival direkt si verilindorët.
Fitorja është kusht për Partizanin në prag të derbit të kryeqytetit. Të kuqtë pas humbjes në kërkojnë të rikthehen tek tre pikët, por përballë është një Bylis në superformë, të cilit i druhet edhe trajneri Lerda.
Skënderbeu pret Teutën në Korçë për shmangur krizën e dy humbjeve të njëpasnjëshme ndërsa durrsakët, ende të pamposhtur këtë sezon, do të kërkojnë të përfitojnë nga kriza e bardhekuqve për të mbetur në vendet e kreut.
Të dielën luhen dy takimet e tjera të javës së pestë. Flamurtari i vendit të fundit sfidon Laçin ndërsa Vllaznia do të presë në shtëpi pa tifozë Luftëtarin. (A2 Televizion)