16 minuta dritë për viktimat në tragjedinë e Koçanit

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 15:55 | Kapur në kamera

Me mijëra u mblodhën pasditen e së martës në Maqedoninë e Veriut në nder të 59 personave që humbën jetën në zjarrin që ra në një klub nate gjatë fundjavës.

Në Shkup, njerëzit u mblodhën në sheshin kryesor dhe ndezën blicet në celularët e tyre për 16 minuta rresht, duke simbolizuar kështu datën kur ndodhi tragjedia, 16 mars.

Qindra të tjerë u mblodhën në sheshin kryesor të Koçanit për lutje. Tullumbacë të zinj u lëshuan në qiellin e natës.

Qytetarët mbanin në duar fotografi të njerëzve të tyre të dashur dhe të atyre që u përfshinë në operacionin e shpëtimit, e të tjerë ndezën qirinj.

Zjarri ra në një klub nate në Koçan, të dielën rreth orës, 03.00 të mëngjesit.

Zyrtarët në vend thanë se klubi i natës "Pulse", kishte një leje të siguruar ilegalisht dhe se ambientet e godinës nuk ishin të pajisura me fikse zjarri apo dalje emergjence. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos