Një video e katër leopardëve të dëborës në Pakistanin verior ka gëzuar jo pak ruajtës apo vëzhgues të kafshëve të egra. Kjo për shkak se “takimi” me këto mace gjigante është diçka vërtet e rrallë.
Pamjet u filmuan nga një punonjës i Parkut Kombëtar në vargmalin e Karakoramit, një prej më të lartëve në botë.
Ai prej një jave ndiqte gjurmët e leopardëve në dëborë, por në fund arriti t’i filmonte, rastësisht, nga çatia e shtëpisë së tij.
Leopardët e dëborës janë jashtëzakonisht të pakapshme në mesin e maceve të mëdha dhe janë aktualisht të listuara si në “rrezik” nga një Grup Ndërkombëtar Konservuesish.
Banorët që jetojnë pranë habitatit të tyre zakonisht u referohen si “fantazma të malit”, për shkak se thuajse nuk kanë kurrë mundësi t’i shohin me sytë e tyre. (A2 Televizion)