E rëndë! 26-vjeçarja kapet nga kamerat e sigurisë teksa hedh qenin nga çatia

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 16:58 | Kapur në kamera

E rëndë! 26-vjeçarja kapet nga kamerat e sigurisë teksa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Australi, ku kamerat kanë kapur një 26-vjeçare e cila ka hedhur qenin e saj nga çati. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë janë të tmershme, teksa për fat të keq qeni u eutanizua për shkak të dëmtimeve shumë të rënda që pësoi.

Për këtë ngjarje, 26-vjeçarja u dënua me 12 muaj burg dhe 10 vjet ndalim të posedimit të një kafshe.

Përveç 26-vjeçares, u dënua edhe partneri i saj i cili ishte dëshmitar okular. Ai do të duhet të paguajë një gjobë prej 2500 dollarë dhe ndalohet të mbajë një kafshë për tre vjet për shkak se nuk ka kërkuar ndihmë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos