Pas qindra tërmetesh, riaktivizohet e dhuron spektakël vullkani në Islandë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 11:26 | Kapur në kamera

Një vullkan në jugperëndim të Islandës, është riaktivizuar të hënën në mbrëmje, pas javësh të tëra tërmetesh të vazhdueshme, siç bëri të ditur Zyra Meteorologjike e vendit.

Autoritetet kanë evakuuar thuajse 4 mijë banorët e qytetit të Grindavik, atje ku ndodhet edhe një qendër e famshme gjeotermike e SPA. Reykjanes është pika më e nxehtë vullkanike e kryeqytetit Rekjavik.

Në mars të vitit 2021, ujëvarat e lavës arritën lartësinë 500-750 metra, duke dhuruar nga larg, një spektakël të vërtetë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos