
Duken pamje të një filmi aksion, por vijnë nga Kalifornia, aty ku një ndjekje nga policia përfundoi me vdekjen e të dyshuarit. Në pamjet e publikuara nga televizioni lokal KABC tregojnë momentin kur efektivët e policisë lëshojnë një kapësen e rrotave, duke e bërë shoferin të devijojë makinën. Fatkeqësisht, pas përplasjet me barrierat mbrojtëse, ai u shpall i vdekur në vend. Autoritetet thanë se ndjekja zgjati rreth një orë. I dyshuari kërkohej për vjedhje makinash dhe sipas policisë, pas përplasjes qëlloi veten me plumb.
View this post on Instagram