Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë së Barcelonës u bënë protagonistë të një akti heroik, pasi shpëtuan një person që ra në shinat e trenit në stacionin “Plaça Espanya”.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë burrin duke ecur në gjendje të dehur në platformë, derisa rrëshqet dhe bie mbi shina.
Ish-agjentja, me mbi 30 vite përvojë në siguri, reagoi menjëherë. Ajo, pasi kuptoi gjendjen e rëndë , aktivizoi fillimisht butonin e emergjencës së stacionit dhe më pas u hodh në shina, e ndjekur nga dy burra të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë.
#11Dic | Una agente retirada de los Mosos de Escuadra y otros dos usuarios del Metro de Barcelona, protagonizaron un acto heroíco al salvar a un hombre desorientado que cayó a la vías del tren de la estación plaza España.
— El Nacional (@ElNacionalWeb) December 12, 2025
El hecho ocurrió el pasado 25 de noviembre. El video… pic.twitter.com/MJjFh5oleE
Falë ndërhyrjes së shpejtë, ata arritën ta nxirrnin me shpejtësi në një zonë të sigurt, pak çaste para mbërritjes së trenit. (A2 Televizion)