“Idiot, në sy të gjithë fëmijëve”, 26-vjeçari shfaqet lakuriq në Disneyland

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 10:01 | Kapur në kamera

“Idiot, në sy të gjithë fëmijëve”,

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në parkun e Disneyland. Një 26-vjeçar ka dhënë një shfaqje të shëmtuar, pasi është zhveshur lakuriq dhe ka vijuar që të lëvizë i pashqetësuar, teksa në sfond kishte muzikë festive.

Kjo gjë ka shqetësuar prindërit, e për rrjedhojë ai është vënë në pranga.

 “Idiot, në sy të gjithë fëmijëve”, dëgjohet të thotë një prind në video.

Nga raportimet e policisë, 26-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos