Integrimi përmes sportit, Komisionerja: Kam folur me Ramën për një ndeshje basketbolli mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 14:34 | Kapur në kamera

Komisionerja e re për Zgjerimin në Bashkimi Europian, Marta Kos, tha se është duke folur me kryeministrin Edi Rama për të organizuar një ndeshje basketbolli mes një përfaqësueseje të vendeve anëtare të BE-së dhe një përfaqësueseje të vendeve kandidate, raporton A2 CNN.

Sipas saj, sporti ka fuqinë për të bashkuar popujt pavarësisht kufijve që janë mes tyre dhe kjo do të ishte një mënyrë për të ndihmuar procesin e integrimit europian.

“Për mua kultura dhe sporti kanë një fuqi të veçantë për të bashkuar njerëzit përtej kufijve. Jemi duke biseduar me vendet kandidate për të organizuar një ndeshje futbolli mes një skuadre të përbërë nga vende kandidate dhe një skuadre me vende anëtare. Mendoj nëse kemi anëtarë sportivë nga komisioni, apo nga Parlamenti Europian... përfshi gratë, sigurisht, janë të mirëpritur”, tha Kos gjatë fjalës së saj në Komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian që u zhvillua të martën.

“Me kryeministrin e Shqipërisë po flasim për ndeshje të njëjtë, por në basketboll, meqë ai ka qenë lojtar basketbolli...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos