Kapet anakonda e gjelbër në Brazil

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 16:14 | Kapur në kamera

Një anakonda e gjelbër u kap pasi kishte ngrënë një rosë në një zonë të përmbytur pranë një banese në komunën Cruzeiro do Sul, në brendësi të shtetit brazilian Acre, të shtunën e kaluar.

Një banor vuri re gjarprin pranë kafshës së tij dhe menjëherë thirri zjarrfikësit.

Megjithëse nuk është helmues, anakonda e gjelbër është e njohur për forcën e saj muskulore, të cilën e përdor për të vrarë prenë e saj, duke e tretur menjëherë pas sulmit. Zjarrfikësit nuk dhanë një vlerësim të saktë të gjatësisë së kafshës, por dihet se meshkujt e kësaj specie mund të arrijnë deri në tre metra, ndërsa femrat mund të rriten deri në gjashtë metra. Pas kapjes, ajo u transportua në mënyrë të sigurt në një zonë të pyllëzuar.

Anakonda e gjelbër është gjarpri më i madh në faunën braziliane. Edhe pse nuk ka helm, forcën e saj e shfrytëzon për të kapur pre mesatare nëpërmjet shtrëngimit, veçanërisht në zona pranë lumenjve dhe rrjedhave të ujit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos