Mbi 3 milionë euro të fshehura në muret e shtëpisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 12:56 | Kapur në kamera

Autoritetet italiane thonë se kanë gjetur më 3,2 milionë euro të fshehura në një apartament në Napoli. Sipas tyre, paratë ishin fshehur në muret, dyshemetë dhe mobiliet e apartamentit.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu 11 ora Rolex, armë dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për shitjen e drogës, shkruan A2 CNN.

34 persona akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal të tipit mafioz dhe tashmë përballen me akuza penale. Operacioni disa-mujor drejtohet nga një prokuror antimafias.

Autoritetet thonë se hetimi u ndihmua nga përgjimi i telefonave celularë të përdorur nga anëtarë të grupeve mafioze në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos