Misteri i frikshëm në New York, njerëzit hyjnë dhe dalin në pusetat e qytetit, ku shkojnë?

Nga Xhevahir Qardaku
3 Qershor 2026, 16:19 | Kapur në kamera

Një mister i pazakontë po shqetëson autoritetet në Nju Jork, ku kamera sigurie kanë filmuar grupe personash që gjatë natës hyjnë dhe dalin nga pusetat e kanalizimeve në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas raportimeve, personat zbresin në rrjetin nëntokësor për disa orë dhe më pas dalin, ndërrojnë rrobat pranë automjeteve të parkuara dhe largohen. Policia e Nju Jorkut ka dërguar ekipe speciale për të kontrolluar kanalizimet, por deri tani nuk ka gjetur prova për aktivitete kriminale apo dëmtime të infrastrukturës.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që personat të jenë në kërkim të sendeve me vlerë që mund të kenë përfunduar në sistemin e ujërave të zeza. Deri më tani nuk ka të arrestuar apo të lënduar dhe rasti mbetet i pazgjidhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos