Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në timon.
Pamjet tregojnë policin Nick Booe nga Zyra e Sherifit të Newton County, teksa vrapon për të ndihmuar fermerin Spencer Arnold nga Barton County, pasi kuptoi gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Ndërhyrja e tij e menjëhershme i shpëtoi jetën. (A2 Televizion)