Një aksident i çuditshëm, por edhe i rrezikshëm, është kapur në kamera në Luiziana të Shteteve të Bashkuara, shkruan A2 CNN. Një punëtor i bashkisë në Denham Springs, i cili po punonte për të rregulluar një semafor, u godit nga një kamion që po kalonte në kryqëzim.
E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamera e një makinë që po priste radhën në semafor nga krahu tjetër i rrugës. Punëtori goditet nga kamioni dhe kthehet përmbys, fatmirësisht pa rënë në tokë.
Policia lokale tha se ai pësoi lëndime të lehta dhe as nuk u dërgua në spital. (A2 Televizion)