Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 14:13 | Kapur në kamera

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së premtes pjesëmarrësit në Dubai Air Show, pasi një avion luftarak indian HAL Tejas u rrëzua gjatë një performancë dhe si pasojë humbi jetën piloti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:10 me kohën lokale në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum, teksa piloti po përpiqej të kryente një manovër.

Pamjet dramatike të publikuara në rrjete sociale treguan avionin që humbi kontrollin dhe u përplas me tokën, duke krijuar një shpërthim të fuqishëm. Qindra vizitorë të pranishëm panë gjithçka me tronditje, ndërsa paniku u përhap dhe njerëzit, përfshirë shumë familje me fëmijë, tentuan të largoheshin me shpejtësi, përcjell A2 CNN.

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Dëshmitarja Shahad Alnaqbi tha për mediat lokale se momenti i shpërthimit shkaktoi kaos, ndërsa një tjetër dëshmitar, Shajudheen Jabbar, tregoi se nga mënyra se si avioni u kthye në momentet e fundit, piloti duket se u përpoq të shmangte spektatorët.

Forcat e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipi i sigurisë së panairit reaguan menjëherë për të kontrolluar situatën. Forcat Ajrore Indiane konfirmuan në platformën X se piloti humbi jetën, duke theksuar se një hetim i plotë do të nisë për të zbuluar arsyet e aksidentit. Edhe Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një deklaratë zyrtare ku shprehte ngushëllimet për humbjen tragjike.

Tejas është një avion luftarak i prodhuar në Indi nga Hindustan Aeronautics Limited dhe konsiderohet një element kyç i modernizimit të flotës ajrore indiane. Ky është aksidenti i dytë i njohur i modelit Tejas, pas një rrëzimi të mëparshëm gjatë një stërvitjeje në Indi në vitin 2024.

A2 CNN Livestream

Latest Videos