Ndjekje si në filma, kapen 1,7 tonë hashash

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 11:48 | Kapur në kamera
 

Guardia Civil raportoi të premten se ka sekuestruar 1,7 tonë hashash pas një ndjekjeje në det të hapur pranë brigjeve të qytezës Chipiona në provincën jugperëndimore të Cadiz-it.

Katër persona u arrestuan nga ky operacion ku morën pjesë dy skafe patrullimi dhe një helikopter, të cilët u vunë në ndjekje të një mjeti lundrues, shkruan A2 CNN.

Gjatë ndjekjes, dy varka të tjera u përpoqën të pengonin autoritetet për të arritur të varka me drogë, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos