VIDEO | Tmerr në qiell! Avioni i linjës Stokholm-Majami pëson turbulenca

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 16:23 | Kapur në kamera

Ulërima dhe panik në avionin e linjës Stokholm-Majami u kapën në kamera të enjten, pas turbulencave të rënda gjatë fluturimit, shkruan A2 CNN.

Aeroplani u devijua për në Kopenhagë pas incidentit, megjithëse nuk u raportuan lëndime serioze. Pamje nga brenda tij treguan pasagjerë duke bërtitur, ndërsa objekte dhe njerëz hidheshin në ajër për shkak të lëvizjeve të fuqishme të avionit.

Reuters konfirmoi vendin dhe datën (14 nëntor) e ngjarjes, përmes metodave analitike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos