180 000 bletë u gjetën në tavanin e një dhome gjumi

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 16:12 | Lifestyle

Një koloni gjigante prej rreth 180 000 bletësh u zbuluan që qëndronin brenda tavanit të një shtëpie. Bletët besohet se kanë qëndruar mbi tavanin e gipsit të një dhomë gjumi për disa vite. Pronarët e shtëpisë thanë se kishin dëgjuar gumëzhima shpeshherë. 

Në shtëpi u gjetën tri koloni, secila me deri në 60 000 bletë. Një bletar i specializuar u thirr për të zhvendosur tufën në koshere të përkohshme. Kolonitë do të monitorohen për parazitë gjatë javëve të ardhshme, përpara se të përdoren për prodhimin e mjaltit, vitin e ardhshëm.

Kolonia e parë, besohet se është formuar para shtatë vjetësh, ndërsa të tjerat janë formuar së fundmi. Pronari i shtëpisë spekulon se bletët zgjodhën atë vendndodhje specifike për shkak të madhësisë së saj, pasi çatisë i mungonte izolimi, duke siguruar një vend perfekt për kolonitë e bletëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos