Si mund të ndihmojnë bletët familjet e goditura nga lufta në Ukrainë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 10:44 | Bota

Si mund të ndihmojnë bletët familjet e goditura nga lufta në

Dylli i bletës mund të jetë vendimtar për të ndihmuar në ruajtjen e ushqimit në zonat e luftës si Ukraina, sipas studiuesve. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndihmuar rritësit e bletëve në vend për të formuar mbështjellje të reja dylli, të cilat do të përdoren për të ruajtur ushqimin të mos prishet.

Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës, muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të gjata të rrymës, që do të thotë se mund të mos ketë frigoriferë në disa zona gjatë verës. Për këtë arsye, vendasve do u duhet të gjejnë alternativa të tjera për të ruajtur ushqimin.

Ukraina është prodhuesi më i madh i mjaltit në Evropë dhe studiuesit me bazë në Cardiff kanë kryer studime, duke marrë në vëzhgim disa koshere bletësh. "Përdorimi i një mbështjellësi dylli blete që mund të vrasë insektet, duket si një mënyrë e natyrshme për të ruajtur ushqimin", thonë ata.

Ekipi hulumtues ka testuar kombinime të ndryshme efikase, si p.sh përzierja e dyllit të bletëve me një copë lecke apo letre. Gjithashtu, mund t'u shtohen bimë që luftojnë bakteret si p.sh. sherbela.  

Si pjesë e përpjekjes për të ndihmuar ukrainasit të ruajnë ushqimin e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur, ekipi në Universitetin e Cardiff-it ka punuar me akademikë dhe bletarë në vend, për të testuar kosheret e bletëve në të gjithë Ukrainën e për të parë se cilat janë më të përshtatshmet për këtë detyrë.

Ekipi i mikrobiologëve shpreson se puna e tyre në Ukrainë do të ndihmojë njerëzit edhe në zonat e tjera të luftës anembanë botës, të cilët mund të shfrytëzojnë vetitë natyrore antibiotike të mjaltit, i cili dikur përdorej edhe në qytetërimet e lashta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos