5 gjërat që duhen shmangur pas botoksit

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 21:16 | Lifestyle

5 gjërat që duhen shmangur pas botoksit

Plakja është një aspekt i pamohueshëm i jetës që na ndodh të gjithëve dhe si pasojë sjell me vete rrudha ose varje të lëkurës. Që nga zbulimi i tij në 1989, botoksi është bërë gjithnjë e më popullor për të ndihmuar në ngadalësimin e procesit. Edhe pse procedura nuk kërkon kohë rikuperimi, ajo vjen me udhëzime pas trajtimit p.sh. shmangia e disa aktiviteteve të ndryshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Cilat janë ato?

Ekspozimi ndaj diellit
Ekspozimi në diell për një periudhë të gjatë kohore mund të çojë në plakjen e lëkurës. Prandaj duhet ta shmangni atë direkt pas botoksit.

Prekja ose fërkimi i fytyrës
Është e rëndësishme ta bëni këtë për të shmangur acarimin në zonat e trajtuara të fytyrës.

Të bëni palestër
Nëse keni ndërmend të ushtroheni shumë shpejt pas botoksit, duhet të jeni të vetëdijshëm se ky aktivitet mund të ndikojë negativisht në rezultatet dhe të ulë përqindjet e suksesit të trajtimit.

Dush të nxehtë ose sauna
Dushi i nxehtë ose koha në saunë rrisin temperaturën e trupit si pasojë e nxehtësisë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë mavijosje dhe acarim në vendin e injektimit.

Alkooli
Nëse ka një gjë në këtë listë që mund të pengojë veçanërisht efektet e botox-it, është alkooli. Ndërsa një gotë verë pas një dite të gjatë mund të duket e padëmshme, është më mirë të shmangni alkoolin menjëherë para ose të paktën 24 orë pas trajtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos