7 vendet më të frikshme në botë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 10:24 | Lifestyle

7 vendet më të frikshme në botë

Frika shet. Pavarësisht nëse besoni apo jo në shpirtra, “turizmi i së frikshmes” ka kthyer vende të errëta dhe misterioze në atraksione turistike me miliona vizitorë çdo vit. Ndryshe nga shtëpitë e frikshme të përkohshme që hapen në periudhën e Halloween-it, këto vende janë “të vërteta”, të mbushura me histori makabre, sekrete të errëta dhe pamje që të ngrijnë gjakun.

Ja 7 prej destinacioneve më të frikshme në botë:

1. Ossuari i Sedlec – Sedlec, Çeki

7 vendet më të frikshme në botë

Në këtë kishë të vogël katolike ruhen eshtrat e rreth 40 mijë njerëzve, të vendosura artistikisht në mure, tavane e mobilie. Kryevepra më e njohur është llamba prej kockash njerëzore, si dhe stema e familjes aristokrate Schwarzenberg. E gjithë kjo nuk u bë për qëllime makabre, por praktike, për të kursyer hapësirë varrimi. Pas kthimit nga Jerusalemi në vitin 1278, abati i Sedlec solli pak dhe nga Golgota, vendi i kryqëzimit të Krishtit, dhe mijëra të krishterë kërkuan të varroseshin aty. Për të bërë vend për të rinjtë, eshtrat e mëparshme u zhvarrosën dhe u vendosën brenda kapelës.

2. Shpella e Magjistares së Bell-it – Tennessee, SHBA

7 vendet më të frikshme në botë

Legjenda thotë se në shekullin XIX, familja Bell u mallkua nga shpirti i një magjistareje, Kate Batts, që kishte qenë fqinja e tyre. Sipas tregimeve, ajo helmoi John Bell dhe torturoi familjen e tij, sidomos vajzën Betsy. Madje, thuhet se edhe presidenti Andrew Jackson vizitoi shtëpinë dhe iku i tmerruar, duke thënë: “Më mirë të përballem me tërë ushtrinë britanike sesa të kaloj një natë tjetër me Magjistaren e Bell”. Sot, vizitorët mund të shohin shtëpinë e John Bell-it dhe shpellën ku besohet se endet ende shpirti i saj.

3. Ishulli i Kukullave – Teshuilo, Meksikë

7 vendet më të frikshme në botë

Në këtë ishull të vogël, Don Julian Santana jetoi për 50 vjet i vetëm, duke mbledhur qindra kukulla të dëmtuara që i varte në pemë si “dhurata” për shpirtin e një vajze të mbytur në kanal. Pamja është e frikshme, kukulla të copëtuara që varen nëpër degë si hije të fëmijërisë së humbur. Edhe pse duket makabre, qëllimi i Don Julian ishte i shimbshëm: t’i jepte lodra shpirtit të vajzës që nuk arriti të rritej kurrë.

4. Ishulli i Luftanijes – Nagasaki, Japoni

7 vendet më të frikshme në botë

I njohur si Hashima ose Gunkanjima, ky ishull i vogël dikur ishte qendër industriale me mijëra minatorë qymyri. Që prej mbylljes në vitin 1974, ishulli është braktisur dhe duket si një qytet fantazmë mbi det. Në vitin 2015 u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërsa përmendet edhe si vendi ku u xhirua filmi “Skyfall” me James Bond. Tani vizitorët mund të hyjnë, por atmosfera e izoluar dhe ndërtesat e rrënuara e bëjnë përvojën tërësisht tronditëse.

5. Katakombet e Parisit – Francë

7 vendet më të frikshme në botë

Nën rrugët e Parisit ndodhen rreth 6 milion skelete njerëzish, të vendosura në labirinte të errëta e të lagështa. Këto katakombe u krijuan në shekullin XVIII për të zgjidhur problemin e varrezave të mbingarkuara. Sot janë një nga atraksionet më të frikshme të qytetit, por edhe më të rrezikshmet, në vitin 2017, dy adoleshentë humbën për tri ditë në tunelin e pafund. Për shkak të fluksit të madh të turistëve, katakombet do të mbyllen për rikonstruksion më 3 nëntor 2025 dhe pritet të rihapen në vitin 2026.

6. Ishulli Poveglia – Venecia, Itali

7 vendet më të frikshme në botë

Një ishull i vogël midis Venecias dhe Lidos, Poveglia ka një histori të errët. Në shekullin XVIII, shërbeu si zonë karantine për të prekurit nga murtaja, ndërsa më vonë, në vitet 1920, u kthye në azil psikiatrik. Sipas legjendës, një mjek sadist që torturonte pacientët e tij, përfundoi duke hedhur veten nga kambanorja. Sot ndërtesat e ndryshkura janë ende në këmbë, dhe ndonëse ishulli është i ndaluar për vizita, disa varkëtarë venecianë ende ofrojnë udhëtime të fshehta për të guximshmit.

7. Krateri i Darvazës – “Porta e Ferrit”, Turkmenistan

7 vendet më të frikshme në botë

Në mes të shkretëtirës së Karakumit ndodhet një gropë me zjarr që digjet pandërprerë prej më shumë se 50 vitesh. E njohur si “Porta e Ferrit”, ajo u krijua në vitin 1971 kur gjeologët sovjetikë ndezën aksidentalisht një fushë gazi për të shmangur rrjedhjen e metanit. Flakët vazhdojnë edhe sot, duke e bërë vendin një mrekulli të frikshme natyrore. Megjithatë, për shkak të rregullave të rrepta të vizave, Turkmenistani mbetet ndër vendet më të vështira për t’u vizituar. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos