Qyteti spanjoll ndalon adoptimin e maceve të zeza për Halloween

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 12:54 | Lifestyle

Qyteti spanjoll ndalon adoptimin e maceve të zeza për Halloween

Qyteti spanjoll i Terrassas në Katalonjën verilindore ka ndaluar përkohësisht adoptimin e maceve të zeza nga strehimoret e kafshëve për të parandaluar ritualet potencialisht të liga gjatë Halloween-it.

Të gjitha kërkesat për kujdes ose birësim të maceve me këtë ngjyrë do të refuzohen nga 6 tetori deri më 10 nëntor për t'i mbrojtur ato nga lëndimi ose përdorimi si objekte zbukurimi.

Ndërsa macet e zeza shpesh shihen si fat i keq në kulturën perëndimore, shumë kultura të tjera, përfshirë Japoninë dhe Egjiptin, i shohin ato si simbole të prosperitetit dhe fatit.

Këshilli i qytetit të Terassas tha se nuk kishte të dhëna për mizori ndaj maceve të zeza në qytet, megjithatë ka pasur incidente në zona të tjera dhe vendimi u mor pas paralajmërimeve nga grupet e mirëqenies së kafshëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos