A mund të ushqejë nëna me gji pas vendosjes së implantit Motiva? Kirurgia përgjigjet në “Diagnozë”

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 19:15 | Lifestyle

Kirurgia plastike Ina Kola, e ftuar në emisionin “Diagnozë”, që transmetohet në A2 CNN, siguroi të gjitha pacientet se “vendosja e implantit Motiva poshtë muskulit, nuk ndikon në gjidhënie sepse gjendra e gjirit nuk preket absolutisht”.

“Të gjitha gratë që duan t’i nënshtrohen procedurës së zmadhimit të gjoksit me implantet Motiva, ne sigurojmë të gjitha pacientet se me teknikën e duhur, që është vendosja e implantit poshtë muskulit, nuk ndikon në gjidhënie sepse gjendra e gjirit nuk preket absolutisht”, deklaroi kirurgia.

Në lidhje me fazën pas operacionit, kirurgia plastike shpjegoi: “Pas operacionit, pacienti duhet të marrë mjekimet e duhura, të ketë regjim absolut, të shmangë të gjitha ngritjet e peshave dhe aktivitetet fizike për 4-6 javë, do të mbajë korse llastiku që ndihmon rekuperimin e gjoksit dhe të mos mbajë reçipeta të tjera. Pas javës së gjashtë duhet pak masazhim i pjesës së implantit, për të qenë sa më natyral dhe pas 6 muajsh vjen rezultati final. Aty pacienti e kupton që ia ka vlejtur pritja”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos