Ben Afleck dorështrënguar, Jlo mbulonte shumicën e shpenzimeve të përbashkëta

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 14:01 | Lifestyle

Ben Afleck dorështrënguar, Jlo mbulonte shumicën e shpenzimeve

Një burim i afërt me çiftin Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka treguar se aktori i famshëm është shumë dorështrënguar dhe ankohet gjithmonë se duhet të shpenzojë shumë para. Për të mos dëgjuar ankesat e tij, diva e skenës, Jlo, ka marrë gjithmonë përsipër pjesën më të madhe të shpenzimeve, nga avioni privat deri te hotelet ushqimet dhe rrobat. Edhe për vilën e përbashkët të blerë, vitin e kaluar, thuhet se Jlo ka paguar më shumë.

Tashmë që gjenden në prag të divorcit, duket se Jennifer ka vendosur të kërkojë gjysmën e pasurisë së vlerësuar prej 150 milionë dollarësh të Ben Affleck. Lopez, e cila thuhet se ka një vlerë prej 400 milionë dollarësh, ka thënë se do të kërkojë dëmshpërblim nga Affleck, pasi kuptoi se ajo financoi pjesën më të madhe të stilit të tyre të jetesës, gjatë kohës që ishin bashkë.

Këngëtarja ka hequr dorë nga përpjekjet për të shpëtuar martesën e saj me Affleck, duke akuzuar aktorin 51-vjeçar si shkak për ndarjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos