Prerja e pemëve në kishën e vjetër nxjerr në dritë objekte shekullore

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 16:52 | Lifestyle

Prerja e pemëve në kishën e vjetër nxjerr në dritë

Ekipi që po merrej me rikonstruksionin e një kishe në Karolinën e Veriut ishin duke prerë një pemë shekullore maonjole, kur bënë zbulimin e jashtëzakonshëm. Ekuipazhi po gërmonte një gropë për kullim poshtë trungut, kur hasi me gjetjen fantastike.

Fillimisht, grupi mendoi se ishte një kriptë ose një varr i pashënuar ushtari, duke pasur parasysh betejat e shumta të zhvilluara në Karolinën e Veriut lindore, gjatë Luftës Civile.

Më pas, u kërkua ndihma e një famullitari aty pranë dhe shpejt u nxor në pah një kockë tetë centimetra e gjatë, shumë objekte si qeramika, enë të vjetra dhe të thyera, enë qelqi, shishe etj. Sipas inspektimit nga një muze dhe një specialist artikujt datojnë afërsisht nga fillimi i viteve 1700 deri në mesin e viteve 1800. Eshtrat nuk i përkisnin trupave të njeriut, por kafshëve, duke përfshirë një kockë nga nofullat e një derri të egër.

Me themelimin e kishës në 1825, ky zbulim vjen pikërisht në kohën e 200-vjetorit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos