Bjonde “Teddy Bear”, kjo është ngjyra më elegante e flokëve të dimrit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 12:13 | Lifestyle

Bjonde “Teddy Bear”, kjo është ngjyra më elegante e

Teksa kaloni kohë në TikTok, do të hasni qindra tendenca të flokëve duke u përpjekur t'ju bindin t'i provoni këtë dimër. Edhe pse pak a shumë, të gjithëve na pëlqen të marrim frymëzim nga përmbajtja e këtij aplikacioni, e vërteta është se shumë rrallë gjejmë një trend që mund të na mahnisë vërtet.  

Megjithatë, këtë sezon ka një ngjyrë që i ka bërë të gjithë bashkë, nuanca e “Teddy Bear”. Hashtag-u #teddybearblonde tashmë ka mbi 80.000 shikime në TikTok dhe të famshëm si Rihanna dhe Sofia Richie kanë nisur ta përqafojnë. Tani, mund të pyesni veten, çfarë e bën këtë trend të flokëve të ndryshëm nga ngjyrat e tjera bionde, apo jo?

Bjonde “Teddy Bear”, kjo është ngjyra më elegante e

Elementi i këtij trendi është tek emri. Ngjyra e flokëve është menduar të jetë e ngjashme me atë të një arushi pelushi, me një kombinim të nuancave bionde dhe kafes së errët. Rezultati është i mrekullueshëm. Ky trend është perfekt për muajt e dimrit falë nuancës së tij të ngrohtë dhe mënyra më e zakonshme për të arritur këtë pamje do të ishte të bëni balayage.

Në varësi të ngjyrës tuaj natyrale të flokëve, stilisti juaj mund të personalizojë plotësisht balajazhin tuaj për t'ju dhënë nuancën e përsosur bionde të arush-pelushit! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos