Burri ndalohet në doganë me 100 gjarpërinj të gjallë në pantallona

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 14:45 | Lifestyle

Burri ndalohet në doganë me 100 gjarpërinj të gjallë

Një burrë u kap duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në Kinë, duke i futur në pantallonat e tij, sipas autoriteteve doganore të vendit.

Oficerët e doganave në qytetin jugor kinez të Shenzhen kapën burrin që udhëtonte përmes Portit Futian, një pikë kontrolli midis Hong -Kongut dhe Kinës kontinentale. Gjatë një inspektimi, oficerët gjetën gjashtë qese të mbyllura me shirit në xhepat e pantallonave të tij.

“Oficerët gjatë kontrollit zbuluan se çdo qese përmbante një numër gjarpërinjsh të gjallë në forma dhe ngjyra të ndryshme”, thuhet në deklaratë. “Pas numërimit, u gjetën gjithsej 104 gjarpërinj.”

Agjencia doganore nuk tha nëse personi u arrestua, por paralajmëroi se “nëse shkelen rregullat, doganat do të ndjekin përgjegjësi ligjore në përputhje me ligjin”.

Në qershor, një tjetër burrë u arrestua duke u përpjekur të kontrabandonte 454 breshka nga Makau në Kinën Kontinentale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos