All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Spitalet sekrete u ofrojnë kriminelëve “fytyra të reja”

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 15:52 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Spitalet sekrete u ofrojnë kriminelëve “fytyra të

Disa spitale ilegale në Filipine po ofrojnë shërbime të kirurgjisë plastike për të arratisurit dhe kriminelët, si formë për t'i ndihmuar ata t'i shmangen arrestimit.

All - Paragraf - 3

Dy spitale të tilla të paligjshme mund të mbyllen, javët e ardhshme, pasi policia bastisi të parin në periferitë jugore në Filipine. Mjetet e transplantit të flokëve, implantet dentare dhe aparatura për zbardhjen e lëkurës u sekuestruan nga spitali. "Ata mund të krijonin një person krejtësisht të ri", tha Winston John Casio, një zëdhënës i Komisionit Presidencial kundër Krimit të Organizuar.

Tre mjekë, dy nga Vietnami dhe një nga Kina, si dhe një farmacist kinez e një infermiere vietnameze u arrestuan dhe u vërtetua se asnjëri prej tyre nuk ishte i licencuar për të punuar në Filipine. Në dhjetor të vitit 2022, zyrtarët e emigracionit arrestuan një anëtar të mafias kineze, i cili dyshohet se iu nënshtrua një operacioni plastik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos