Më në fund ka ardhur stina kur në treg gjejmë luleshtrydhe me bollëk dhe kjo na gëzon shumë sepse e duam shumë këtë frut pranvere. A ka gjë më të mirë se të shijoni një ëmbëlsirë me luleshtrydhe në ballkonin tonë apo një smoothie të freskët, por edhe një koktej me këtë frut?
Mirëpo, jeni të sigurt se dini si t'i pastroni ato siç duhet?
Shumë njerëz bëjnë një gabim shumë të madh në pastrimin e tyre, gjë që ndikon në shije. Çfarë është kjo? Përtej kërcellit, e presin dhe e hedhin pjesën e poshtme të këtij fruti të vogël. Pse është e gabuar? Sepse pikërisht aty grumbullohet e gjithë ëmbëlsia e frutit dhe duke e prerë nuk mund ta shijojmë siç duhet shijen e luleshtrydhes.
Sepse kjo është pjesa më e ëmbël e luleshtrydhes. Shpjegohet shkencërisht dhe ka të bëjë me gravitetin. Ndërsa frutat varen, graviteti tërheq sheqernat natyrale të luleshtrydhes deri në fund, ku grumbullohet e gjithë ëmbëlsia. (A2 Televizion)