Vajza 15-vjeçare i jep “goditjen e fortë” Brad Pitt

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 10:16 | Lifestyle

Vajza 15-vjeçare i jep “goditjen e fortë” Brad Pitt

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, tashmë quhet Vivienne Jolie. 15-vjeçarja zgjodhi të hiqte mbiemrin e babait të saj. Kjo u pa në shfaqjen teatrore "The Outsiders", ku ajo ndihmoi nënën e saj në prodhim. Vivienne po ndjek hapat e motrës së saj më të madhe Zahara, pasi edhe 19-vjeçarja nuk përdor më mbiemrin e babait të saj.

Megjithatë, nuk e dimë nëse familja ka ndërmarrë hapat e duhur ligjorë për të ndryshuar zyrtarisht mbiemrin.

Çifti u divorcua në vitin 2019 , pas pesë vitesh martesë, dhe që atëherë janë përfshirë në beteja ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe pasurive të tyre, duke përfshirë pasurinë Chateau Miraval në Francë, e cila prodhon një verë të gazuar të vlerësuar me çmime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos