“Tani do blej vetëm të lira dhe false”, këngëtares së famshme i vjedhin bizhuteritë

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 15:17 | Lifestyle

“Tani do blej vetëm të lira dhe false”,

Britney Spears ka ndarë me miqtë e saj virtual një lajm aspak të këndshëm! Bukuroshja ka zbuluar sot me anë të një videoje se hajdutët i kanë zbrazur kutinë e bizhuterive.

Ajo u shpreh e frikësuar për të blerë bizhuteri të tjera. Kjo sepse thotë se ka frikë se kjo ngjarje do përsëritet, ndaj nga tani e tutje tregon se do të blejë bizhuteri të lira dhe false.

“Vërtet djema, më kanë vjedhur të gjitha bizhuteritë. Mund të shihni vërtet se të gjitha bizhuteritë e mia janë vjedhur. Është e vështirë të blesh të reja tani, sepse kam frikë se do të humbasin. Tani do i blej të lira dhe false. Dhe kryqi im që kam mbajtur që në moshën 4 vjeçare është zhdukur”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos