E thonë shkencëtarët: Kjo është mosha kur truri punon më mirë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 14:13 | Lifestyle

E thonë shkencëtarët: Kjo është mosha kur truri punon

Një studim i ri nga Australia sugjeron se ditët më të mira të aftësive tona mendore mund të jenë ende përpara nesh. Shkencëtarët zbuluan se funksionimi i përgjithshëm mendor në tru arrin kulmin midis moshës 55 dhe 60, duke e bërë këtë periudhë optimale për zgjidhje komplekse problemesh dhe role të larta udhëheqëse në punë.

Profesor Gilles Gignac, autori i studimit, shpjegoi se ndërsa rinia largohet, njerëzit shpesh frikësohen nga mosha, por studimi tregon se mesjeta mund të jetë kulmi i funksionimit psikologjik. Hulumtimi përfshiu 16 tipare kryesore të lidhura me njohuritë dhe personalitetin, përfshirë arsyetimin moral, memorien, shpejtësinë e përpunimit, njohuritë dhe inteligjencën emocionale, si dhe pesë tiparet kryesore të personalitetit: ekstroversion, stabilitet emocional, përkujdesje, hapje ndaj përvojës dhe bashkëpunim, shkruan A2 CNN.

Kur u kombinuan këto të dhëna, rezultoi se funksionimi mendor përgjithshëm arrin kulmin midis 55 dhe 60 vjeç, duke filluar të bjerë gradualisht pas 65 vjetësh dhe më thellë pas 75 vjetësh. Disa tipare, si përkujdesja dhe stabiliteti emocional, arrijnë kulmin më vonë, ndërsa arsyetimi moral mund të përmirësohet deri në të shtatëdhjetat.

Këto zbulime mund të shpjegojnë pse shumë role të kërkuara në udhëheqje mbahet nga të rriturit në të pesëdhjetat dhe të gjashtëdhjetat. Studimi thekson se inteligjenca “e lëngshme” arrin kulmin në të 20-tat, ndërsa inteligjenca “e kristalizuar”, e fituar nga përvoja, rritet me moshën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos