Ne të gjithë jemi njohur tashmë me 'efektin Kate' - ku çdo gjë që vesh Princesha e Uellsit shitet menjëherë, por tani duket se edhe bashkëshortja e kryeministrit të ri të Britanisë, Keir Starmer, ka prekjen magjike kur bëhet fjalë për modën.
Të premten e kaluar, Zonja e Parë, Victoria Starmer dukej shumë elegante përkrah bashkëshortit të saj në “Downing Street” për fjalimin e tij të parë zyrtar si Kryeministër.
Për rastin historik, Starmer veshi një fustan të gjatë deri në fund të gjurit të kuq të ndezur nga marka britanike e modës ME+EM , i cili kushtoi 275 £. Efekti i saj u ndje menjëherë, pasi pas kësaj daljeje publike fustani dhe u shit në kohë rekord. (A2 Televizion)