Një urë në Nju-Jork u bllokua pasi moti i nxehtë i verës shkaktoi mbinxehje të saj. Ura e cila lidh Manhatanin dhe Bronksin u bllokua pasi metali në urën 126-vjeçare u dëmtua. Departamenti i Zjarrfikësve të Nju-Jorkut konfirmoi incidentin dhe sqaroi se ura mbeti gjysmë e hapur.
Anijet të shumta nisën të pomponin ujë në përpjekje për ta ftohur atë. Incidenti shkaktoi vonesa të mëdha në trafik gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit në Nju-Jork, por u rihap shumë shpejt.
Zyrtarët thonë se nuk raportohet për të lënduar si pasojë e incidentit. (A2 Televizion)