“Fantastike nëse Celine Dion do të performonte”, Macron shton dyshimet për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 16:29 | Lifestyle

“Fantastike nëse Celine Dion do të performonte”, Macron

“Do të ishte një lajm fantastik nëse Celine Dion do të performonte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024”, tha presidenti francez Emmanuel Macron, mes spekulimeve se ajo do të jetë prezente në ceremoni. Këngëtarja kanadeze u fotografua në kryeqytetin francez, së fundmi, por Macron nuk e konfirmoi nëse këngëtarja do të merrte pjesë.

Dion është në mesin e shumë yjeve, përfshirë Lady Gaga, që përflitet se do të marrë pjesë. "Me sa duket ajo ka mbërritur në Paris dhe është shumë mirë! Do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse ajo mund të ishte në këtë ceremoni hapjeje, si të gjithë bashkatdhetarët tanë. Nuk do të zbuloj asgjë që është përgatitur. Ka edhe një surprizë", tha Macron.

Një paraqitje e Dion do të shënonte një rikthim të saj në skenë pasi ajo u diagnostikua me një sindromë të rrallë që që shkakton spazëm të muskujve dhe e detyroi të anulonte shumë koncerte. Do të ishte gjithashtu hera e dytë që Dion, e njohur si "mbretëresha e baladave", do të merrte pjesë në një ceremoni hapëse të Lojërave Olimpike, pas performancës në Atlanta në 1996.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos