“Jam pa fjalë”, Hajdari reagon pas letrës së Veliajt: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 22:30 | Politikë

Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj në letrën e publikuar nga burgu, ku kryebashkiaku pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të delegojë kompetencat e tij te Hajdari.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Hajdari mohon çdo lidhje me këtë histori, duke shprehur habinë për përfshirjen e emrit të tij në pretendimet e kryebashkiakut.

Ai e cilëson këtë si pjesë të “fantazive” të kryebashkiakut, ndërsa thekson se nuk është i papunë dhe as ëndërron të punësohet nga Veliaj.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.  Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos